Mirash Gjikola, 57 vjeç nga Saranda, mori makinën e vet Nissan me targa AA 725 LG për të mbaruar punët e veta. Por kur kishte bërë ndonjë kilometër rrugë, 57 vjeçari ka evidentuar zhurma jo të zakonta në makinën e vet.
Në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës” në aksin Shëndëlli – Vrinë, ka ndaluar makinën dhe konstatoi, sikurse deklaroi përpara oficerëve të policisë, praninë e një lënde të dyshuar si ekskploziv.
Menjëherë ka marrë në telefon komisariatin e policisë Sarandë të cilët u nisën me forca të shumta policie në vendngjarje, por edhe ekspertë të krimeve të rënda të drejtorisë së policisë së Vlorës, si dhe repartin anti-eksploziv të Reneas.
Kur oficerët kanë mbërritur në vendngjarje kanë gjetur eksplozivin, dhe dyshojnë paraprakisht se do të shpërthente me telekomandë.
Tani kanë filluar edhe hetimet e mëtejshme për të gjetur autorët e ngjarjes ndërsa është pyetur Mirash Gjikola për ndonjë konflikt të mundshëm dhe dyshimet e tij të para. Prokuroria dhe policia vazhdojnë hetimet.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Dedë Gjini, i cili dyshohet si person i përfshirë në vendosjen e eksplozivit.
