Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Territorit, SPAK i arreston si pjesë e bandës së Suel Çelës

Shkruar nga Newsbomb
Dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së
Marsel dhe Xhino Roka, vellezerit e Adelajda Rokes

Marsel dhe Xhino Roka janë dy nga personat e arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Marjus Lulaj alias Suel Çela. Vetë ky person, është në kërkim ndërkombëtar për akuza të mëparshme penale, ndërsa tani është rishpallur.

Neësbomb.al mëson se këta dy persona, Marsel Roka – 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Xhino Roka – 33 vjeç, banues po në Tiranë, janë vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka.

Edhe përse e motra është një zyrtare e lartë e shtetit shqiptar prej vitesh dhe drejton një nga institucionet më të rëndësishme, që jep leje dhe licensa për zhvillimin e territorit, kjo nuk i ka penguar vëllezërit e saj të përfshiheshin në aktivitete të rënda kriminale.

Do të ishte akoma më e rëndë nëse do të kishte ndodhur e kundërta, që aktiviteti i dy vëllezërve të kishte shërbyer për katapultimin e Adelajda Rokës në hierarkinë më të lartë të shtetit. 

Dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së
Marsel dhe Xhino Roka

Po ashtu, edhe babai i dy vëllezërve Roka dhe vajzës Adelajdës, Agron Roka ka qenë drejtor i Burgut të Elbasanit. Një nga djemtë e tij, Marseli është akuzuar tre vite më parë nga Partia Demokratike se ka qenë pjesë e grupit që shoqëronte Edi Ramën në ditën e verës në Elbasan dhe dhunoi mbështetësit e opozitës.

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije sot se Marjus Lulaj alias Suel Çela është identifikuar si drejtuesi i organizatës me bazë në Elbasan, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; Mario Çela, A.V., Bujar Shega, Klaus Matishi, Xhino Roka etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë tre atentate me armë të ndodhura kundër anëtarëve të grupeve kundërshtare në Elbasan, dy tentativa për trafikimin e më shumë se 1.4 ton kokainë nga Ekuadori, si dhe disa episode për korruptimin e njerëzve të drejtësisë dhe policisë.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese