Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Skënder Sallaku

Shkruar nga Newsbomb

Sot, më 25 janar, ka lindur ‘Artisti i Popullit’, aktori i mirënjohur Skënder Sallaku. Nëse do të ishte gjallë, do të bënte 86 vjeç.

Skënder Sallaku lindi më 25 janar 1935 Tiranë dhe ndërroi jetë në 11 shkurt 2014.

Ai ka qenë ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi" dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.

Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Skënder Sallaku është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese