Hapësire reklamuese

Rajoni

"O sa mirë me qenë shqiptar", zv.kryeministri i Malit të Zi mbështet kuqezinjtë nga Hamburgu

Shkruar nga Newsbomb
"O sa mirë me qenë shqiptar", zv.kryeministri i Malit
Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj

Zëvendëskryeministri shqiptar për Çështje Ekonomike, njëherësh ministër për Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi ka treguar mbështetjen e madhe ndaj Kombëtares Shqiptare në EURO2024.

Gjeloshaj ka publikuar një fotografi nga Hamburgu, ku shihet me një shall me simbolet kuq e zi dhe krah fotos shkruan:“O sa mirë me qenë shqiptar!”.

Me këtë fotografi ai ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë, e cila sot ka luajtur kundër Kroacisë.

Mes drithërimash në Hamburg, Shqipëria barazoi në minutë të 95 teksa sfida me Kroacinë mbyllet 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese