Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen midis Kroacisë dhe Shqipërisë, të zhvilluar sot në Hamburg të Gjermanisë, e cila përfundoi në barazimin 2 me 2.
Kurti nuk e ka fshehur entuziazmin për Kombëtaren, teksa shprehet se loja e zhvilluar në atë stadium ishte shumë e bukur.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti shkruan se pjesa e parë e lojës ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë duke shtuar se ëndrra e kuqezinjve vazhdon.
“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.
Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”- shkruan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.