Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas ndeshjes së djemve kuqezinj këtë të mërkurë të cilën arritën ta mbyllin me rezultatin 2 me 2.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, presidenti i Partisë së Lirisë shkruan se duhet t’i shohim anën pozitive këtij rezultati. Sipas Metës Shqipëria bën pjesë në një grup shumë të fort dhe me ekipe me eksperiencë.
“E di që jeni pak të mërzitur se kur e nis me fitore dhe përfundon barazim, por duhet ta shohim pozitivisht. Është një grup shumë i fortë, ekipe me eksperiencë, shpresojmë për fitore në të ardhmen”, tha Meta.
Sondazh
Poll