Hapësire reklamuese


Politikë

Rama krenar për “djemtë tanë”: Kokën lart, e kështu me pasion e shpirt skuadre për të bërë më të mirën!

Shkruar nga Newsbomb
Rama krenar për “djemtë tanë”: Kokën lart, e
Futbollistet e kombetares

Një ndeshje plot emocione dhe që ngriti “peshë” zemrat e shqiptarëve ka qenë kjo e kësaj të mërkure përballë Kroacisë. “Djemtë tanë” kuqezinj përgjatë 90 minutave “luftuan me shpirt” për të rrëmbyer tre pikëshin, mirëpo ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2.

Lidhur me këtë rezultat ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Krenar për Kombëtaren tonë, kreu i qeverisë shkruan se përballë një skuadre më të fortë në letër dhe me shumë eksperiencë, siç ishte Kroacia, qëndroi përballë një Shqipëri e re, e përkushtuar që cila me “mish e shpirt” arriti të krenojë miliona shqiptarë, kudo ku ndodhen.

Ndër të tjera kryeministri thekson se me kokën lart të vazhdojnë përpjekjet deri në fund për të bërë më të mirën.

“KJO QUHET KRENARI????????????

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm❤️????❤️

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese