Hapësire reklamuese

Politikë

Rama i mrekulluar nga tifozeria shqiptare në Hamburg: Ju jeni lojtari i 12-të

Shkruar nga Newsbomb
Rama i mrekulluar nga tifozeria shqiptare në Hamburg: Ju jeni lojtari i
Pamje nga tifozët kuqezi në Hamburg

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar pjesëmarrjen e tifozëve kuqezi që kanë marshuar në rrugët e Hamburgut për të mbështetur Kombëtaren në ndeshjen që do të luhet ditën e sotme me Kroacinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se është mirënjohës ndaj të gjithë shqiptarëve që sot po luajnë rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares.

Sipas kryeministrit, tifozët kanë lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman me sjelljen dhe atmosferën që kanë krijuar,  jo vetëm në shkallët e stadiumeve por edhe në rrugët e Gjermanisë, duke i shërbyer në këtë mënyrë promovimit të Shqipërisë turistike.

Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”,- shkruan kryeministri Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese