Marshimi i demokratëve është ndërprerë nga efektivët e Policisë së Shtetit të cilët janë vendosur kordon duke penguar kështu vijimësinë e tyre.
Kanë qenë deputetët demokratë ata të cilët u kanë kërkuar efektivëve që t’i lejojnë të kalojnë, ndërkohë që këta të fundit kanë qëndruar të palëvizur.
Deputetë dhe protestues janë duke shtyrë gardhin policor, pas mesazhit të Gazment Bardhit i cili theksoi që kjo masë e ndërmarrë nga policia është e jashtëligjshme.
“Urdhrat punonjësve të policisë ua jep Suel Çela dhe Ergys Agasi. Po provohet në një protestë paqësore, Policia ka dalë në rrugë dhe nuk lejon protestuesit, deputetët e Kuvendit të vazhdojnë marshim protestën. Është e paprecedentë, tërësisht në shkelje të ligjit. Asnjë drejtues nuk vjen të komunikojë me deputetët, sepse urdhri nuk është ligjor. Suel Çela dhe Agasi janë në fytyrën e Ilir Prodës dhe i japin urdhra Policisë”, tha mes të tjerash Bardhi.
Ndërkohë që policia u është kundërpërgjigjur atyre duke u hedhur ujë me presion si dhe gaz. Si pasojë një qytetar ka humbur ndjenjat, teksa kanë qenë protestuesit ata të cilët i kanë ardhur në ndihmë duke i hedhur ujë në fytyrë.
View this post on Instagram

