Petro Koçi, deputet i zgjedhur në 25 prill në listën e PS, pak ditë më parë bëri një denoncim të fortë duke thënë se “duart e krimit” janë shtrirë në financat publike dhe sipas tij, paratë e përfituara nga trafiku i drogës po legalizohen duke u futur si subjekt biznesi në tendera publikë.
Ai u shpreh se gupet kriminale të drogës paratë e pista po i pastrojnë me anë të tenderave që marrin nga Bashkia e Fierit.
“Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji. Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike. Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike. Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit,” tha ai.
Është zbuluar tenderi për të cilin bënte fjalë Petro Koçi. Bëhet me dije se ditët e fundit nga Bashkia e Fierit me kryebashkiak Armando Subashin dhe administratën e tij është zhvilluar një tender me vlerë 2 milion USD për pastrimin e qytetit.
Tenderi i pastrimit pas një gare me disa kompani të mëdha është fituar nga “KOMBI INVEST”, me pronarë Kreshnik dhe Ulis Gjatën. Kjo kompani ka marrë pjesë në procesin e nxjerrjes nga burgu të anëtarëve të bandës famëkeqe kriminale të Durrësit, duke lidhur kontrata në letër gjoja për punësimin e tyre.


