Hapësire reklamuese

Rajoni

Zyrtarja europiane publikon pamjet e terroristëve serbë: Kur do t’i sanksionojmë këta?

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtarja europiane publikon pamjet e terroristëve serbë: Kur do

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ndau pamjet e kapura nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës ku shiheshin tërroristët serbë.

Përmes një postimi në “X” (ish-twitter), Cramon ka pyetur se kur do të nisin sanksionet nga BE lidhur me sulmin që serbët i bënë Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë, Afrim Bunjaku.

“Kur do të fillojë sanksionimi i këtyre njerëzve këtu? Ngrirja e aseteve, e llogarive bankare dhe parandalimi i tyre (dhe i disa kriminelëve të tjerë) për të udhëtuar në shtete e BE-së? Kjo do të ishte së paku sa për fillim (siç kishte bërë ShBA-ja disa kohë më parë)?”, ka shkruar von Cramon.

LEXO EDHE: PAMJET e Inteligjencës Kosovare: Milan Radojçiq, nënkryetari i Listës Serbe drejton grupin terrorist! Mbulojnë fytyrat sapo shikojnë dronin

https://twitter.com/ViolavonCramon/status/1706634790718357564

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese