Zyrtarja e Partisë së Lirisë, Elona Guri feston sot ditëlindjen. Ndërsa kreu i kësaj force politike, Ilir Meta ka zgjedhur ta urojë publikisht.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se Guri ka qenë frymëzim për të rinjtë e kësaj force politike duke i mësuar të mos dorëzohen kurrë.
Mesazhi i urimit të Metës:
Shumë lule dhe urime për ditëlindjen e Elonës sot në këtë ditë të shënuar për nënat, gratë dhe vajzat tona.
Elona dikur një gjimnaziste 15 vjeçare kur e kam takuar për herë të parë dhe Elona sot një nënë me dy vajza të mrekullueshme merr kaq shumë lule dhe urime nga qindra e mijëra të rinj e të reja, të cilët i ka mbështetur në sfidat e tyre dhe i ka frymëzuar me guximin dhe optimizmin e saj të përhershëm që të mos dorëzohen kurrë.
Edhe 100 vite të tjera për Uraganin e rinisë