Hapësire reklamuese

Politikë

Zyrtarja e lartë e DASH vizitë në Tiranë, takim me Alibeajn dhe Tabakun, “shmanget” Berisha   

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtarja e lartë e DASH vizitë në Tiranë, takim me Alibeajn

Ndihmës Sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, në 28 prill në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarja e lartë amerikane do të zhvillojë një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe deputeten Jorida Tabaku.

Takimi do të mbahet në zyrën e Kuvendit, ku përveç Alibeajt dhe Tabakut, do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të grupit, jo anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Ajo që bie në sy është fakti se në axhendë nuk parashikohet asnjë takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Kujtojmë se ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim njeh Alibeajn si kryetar të komnaduar të PD, ndërsa Berisha ka pohuar se nuk e njeh këtë të fundit  si kryetar partie.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll