Hapësire reklamuese

Politikë

Zyrtarja e lartë amerikane viziton Shqipërinë, ambasadorja Kim zbulon arsyen

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtarja e lartë amerikane viziton Shqipërinë, ambasadorja Kim

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried, do të vizitojë Shqiëprinë në 28 prill.

Vizita e saj do të jetë për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, teksa sipas ambasadores Yuri Kim, ajo do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus.

“Ndihmës Sekretari Donfried do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë; falenderoj Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht në Ukrainë; nënvizojnë mbështetjen e fortë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian; të inkurajojë zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu