Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zyrtarja amerikane takon kryetaren e KLGJ dhe shpreh mbështetjen për hartën e re gjyqësore: Do përmirësojë performancën e gjykatave

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtarja amerikane takon kryetaren e KLGJ dhe shpreh mbështetjen për

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se zyrtarja e lartë e SHBA, Lisa Johnson është takuar sot me kryetaren e KLGJ-së Nureda Llagami, me të cilën ka folur për reformën në drejtësi dhe ka shprehur mbështetjen për hartën e re gjyqësore.

Në lidhje më ketë të fundit, avokatët në Shqipëri janë ngritur në protestë dhe kanë kërkuar rrëzimin e mos miratimin e hartës së re gjyqësore. Por zyrtarja e lartë amerikane thotë se ajo do përmirësojë performancën e gjykatave dhe do u japë drejtësi në kohë shqiptarëve.

"Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson u takua sot me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami. Ato diskutuan reformën në drejtësi dhe rolin kyç që Këshilli luan për të garantuar integritetin dhe efektshmërinë e një gjyqësori të reformuar.

Këshilli punoi fort për të plotësuar vendet bosh në Gjykatën e Lartë, e cila është drejt plotësimit. Ne mbështesim me kënaqësi Kryetaren Llagami dhe Këshillin me ndihmë teknike në zhvillimin e hartës së re gjyqësore, e cila do të përmirësojë performancën e gjykatave dhe aftësinë për t’u dhënë drejtësi në kohë qytetarëve shqiptarë", njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu