


Partia Socialiste ka vendosur në momentin e fundit që të mos kandidojë në Has, kryetarin aktual Adem Lalën.
PS ka vendosur në vend të tij, kandidatin Liman Morina.
Prezantimin e Liman Morinës, e bëri për qytetarët e Hasit, drejtuesi politik, Ilir Beqja.
Kujtojmë se bashkia e vetme në të cilën PS-ja nuk e ka shpallur ende kandidatin, është bashkia e Peqinit.