Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Zyrtarizohet emri i koalicionit të PD me aleatët, Basha do të dorëzojë listën e kandidatëve në KQZ

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

653a7b09cc91f5441c37dc27e48a203c

Ditën e sotme është zyrtarizuar koalicioni i Partisë Demokratike me aleatët e saj, të cilët kanë vendosur që ky koalicion të quhet PD-Aleanca për Ndryshim.

Sipas kësaj marrëveshje, udhëheqësja e koalicionit është Partia Demokratike, ndërkohë që kryetari i saj Lulzim Basha është autorizuar të dorëzojë në KQZ listat e kandidatëve për deputetë.

Ivi Kaso do të jetë personi i autorizuar që do të regjistrojë koalicionin dhe do ta përfaqësojë atë gjatë hedhjes së shortit në KQZ.

Ditën e sotme ishte edhe afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve, ku opozita e bashkuar do të dalë me 2 lista, atë të PD me aleatët dhe LSI-në.

Pjesë nga marrëveshja:

“Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.

Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj:

Vendosëm që:

Të formojmë një koalicion për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021.

Në marrëveshje përcaktohet emri i koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN” dhe sigla e koalicionit. Gjithashtu thuhet se partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.

Partitë aleate autorizojnë z.Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Po kështu autorizohet Ivi Kaso që:

Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.

Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.

Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.

Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr.1 dt. 23.12.2020 të KQZ.

Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimi ne tyre sipas përkatësive partiake.

Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj.

Më shumë

spot_img
spot_img