Hapësire reklamuese

Bota

Zyrtari izraelit: Përdorimi i armëve bërthamore në Gaza është një opsion

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtari izraelit: Përdorimi i armëve bërthamore në Gaza

Ministri izraelit i Trashëgimisë Amichai Eliyahu ka thënë se në luftën e vazhdueshme me grupin terrorist Hamas, "një nga opsionet e mundshme" për Izraelin është hedhja e një bombe bërthamore në Rripin e Gazës.

Një anëtar i partisë Otzma Yehudit në Izrael, Eliyahu i bëri këto deklarata gjatë një interviste në radio.

Menjëherë më pas, kryemninistri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi Eliyahun për komentet e tij, duke thënë se ato "nuk bazohen në realitet".

"Izraeli dhe IDF po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të shmangur dëmtimin e të pafajshmëve. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fitoren tonë," shkroi kryeministri i Izraelit në X.

Udhëheqësi i opozitës izraelite dhe ish-kryeministri izraelit Yair Lapid kritikoi gjithashtu Eliyahun, duke bërë thirrje për shkarkimin e "ministrit të papërgjegjshëm".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese