Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Zyrtari i VV-së akuza Edi Ramës: I premtoi Kosovës vaksina Pfizer, pasi erdhi Kurti në qeveri deshi të na jepte kineze

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosja, Arbër Zaimi  përmes një postimi ka ngritur akuza kundrejt kryeministrit, Edi Rama.

Sipas tij, Rama i premtoi Kosovës 11 mijë doza vaksina të Pfizer, por në momentin kur Albin Kurti mori postin e kryeministrit, Rama dëshiroi që t’i dhuronte Kosovës vaksina kineze.

Rama mandej vendosi të tregohet edhe patriot. Premtoi se 11.000 vaksina Pfizer do i ndante si ndihmë për Kosovën. Me ardhjen e qeverisë Kurti, u kërkua që këto vaksina të jepeshin, pra thjesht të mbahej fjala. Rama prapë e përdori për fushatë, doli në Rrogozhinë dhe tha “më thirri Albini më kërkoi vaksina, po normal që do i japim, po këto s’bëhen duke fjetur” e pallavra të tilla. Puna është se Rama flet e bën fushatë, por vaksinat Pfizer i kishte harxhuar. Dhe deshi të jepte kinezet. Kinezet Kosova nuk i pranon dot për të njëjtën arsye që edhe Rama nuk i pranonte deri para një muaji, pra për shkak të mos certifikimit nga EMA dhe FDA”- shkruan ai në postimin e tij në Facebook.

Zaimi shtoi se kryeministri Rama ka shpifur kur ka thënë se Albin Kurti i mbylli kufijtë e Kosovës me Shqipërinë  për të penguar procesin e vaksinimit të qytetarëve.

“Enturazhi i Ramës duke qenë i paaftë për të shpjeguar se pse Rama ndryshoi mendim dhe pse po pranon vaksinat kineze, pa patur qytetarinë për të trajtuar efektet shëndetësore të këtyre vaksinave te qytetarët apo ato gjeopolitike për shqiptarët, filloi valën e shpifjeve, deri edhe me shkrime, kinse Albin Kurti mbylli kufijtë me Shqipërinë që të ndalë njerëzit prej marrjes së vaksinave. Kjo është rrenë e pastër. Kufijtë Shqipëri-Kosovë janë të hapur dhe njerëzit hyjnë e dalin lirisht”- shton ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img