Hapësire reklamuese

Rajoni

Zyrtari i VV 'mirëpriti' largimin e “Sunny Hill”, “shpërthen” drejtori i Kulturës: E gërditshme...

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtari i VV 'mirëpriti' largimin e “Sunny Hill”,

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla,  ka reaguar në lidhje me lajmin për dështimin e mbajtjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sveçla e quan si të mirëpritur këtë lajm duke thënë se “duhet të mirëpritet heqja dorë e Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë”.

Të dashur qytetarë, Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.

Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm.

Me respekt, Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV në Prishtinë”, shkruan ai.

Në lidhje me këtë deklaratë të tijën ka reaguar edhe Drejtori i Kulturën në Prishtinë, Adrian Berisha, duke e cilësuar këtë reagim të Sveçlës si të “gërditshme”.

“E vendos se cka eshte ne rregull, te tregon se cka duhesh me bo dhe ne fund parashikon pazare. Te gjitha keto me respekt.  Hegjemoni e miksume me paranoje. E gerditshme.”, shkruan ai.

https://twitter.com/adrianberishaa/status/1536792229032955911

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.