Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Zyrtari i PD-së së Berishës sqaron foton me McGonigal: U nxorr nga telefoni i “Personit B”, në tavolinë erdhi edhe Gjiknuri por…

Lajme të ngjashëm

Enri Çeno, sekretar për Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD-në e Sali Berishës, i cili u shfaq në një foto miqësore bashkë me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, ka dhënë versionin e tij në lidhje me foton.

Ai thotë se foto është realizuar mbi pesë vite më parë, ndërsa shprehet se ka qenë një mik i përbashkët, “Personi B”, i cili i ka ftuar në tavolinë dhe aty janë prezantuar me të.

Kujtojmë se në dosjen e hetuesve amerikanë citohet “Personi B” për lidhjet e gushta me McGonigal, të cilin mediat në Shqipëri e kanë identifikuar si Dorian Duçka.

Çeno thotë se u largua nga tavolina kur mbërriti Damian Gjiknuri, pasi shprehet se me të kishte një konflikt gjyqësor.

Reagimi i Cenos:

Makineria propagandistike e përbaltjes së qeverisë nëpërmjet një prej mediave të saj për të përfshirë opozitën paska nxjerr nga telefoni i “Personit B” një foto timen dhe të ish partneres sime me agjentin e FBI-së McGonigal.

Për sqarim: Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim ditëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë.

Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me zyrtarin e FBI-së. Ndryshe nga Taulantët, Damianët, Belindat, Ëngjëllat apo Edvinët, unë nuk kam ndarë kurrë interesa financiarë apo okultë as me “Personin A” as me “Personin B” e aq më tepër me gjobvënësit e FBI-së. Gjatë tërë jetës sime nuk kam përfituar asnjë qindarkë para publike dhe nga shtatori i 2013 vetëm jemi përballur e përplasur me regjimin e Ramës si familje.

Për Kim Philby-sat morali është një aset luksi që nuk mund të ja lejojnë vetes dhe koha e tyre ka marrë fund, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj. Kjo burracakëri e ulët thjesht me shton forcën për të përdorur të gjithë logjistikën time që këta minues të opozitarizmit dhe demokracisë së vendit të përgjigjen në mënyrën e merituar.


Më shumë