Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Zyrtari i lartë turk takohet me Ruçin, nuk i ndahet FETO-s: Përbën rrezik për Shqipërinë, fshihen pas institucioneve arsimore e spitaleve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a632662d425dd0eec5cdbe96fc0e4f07

Krye parlamentari truk, Mustafa Sentop mbajti një konferencë për mediat, së bashku me kreun e Parlamentit në Shqipëri Gramoz Ruçi.

Gjatë fjalës së tij, ai përmendi disa nga bashkëpunimet ekonomike mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Më pas u ndal tek organizata FETO, të cilën ai e quajti të rrezikshme për vetin tonë.

Sipas Sentop, ky grup terrorist nuk është i shtrirë vetëm në Turqi po në shumë vende të botës.
Ai u shpreh se aktivitetet e tyre i fshehin pas institucioneve arsimore, spitalet e të tjera.  

“Marrëdhëniet tona dy palëshe po ecin në mënyrë të mrekullueshme.

Sot në takimin që pata me Rucin ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme.

Këto marrëdhënie dy palëshe dhe marrëdhëniet nder parlamentare  ne i zhvilluam në të gjitha dimensionet.  Do kem mundësin që të takohem me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama. Gjatë vizitës që Rama bëri në Tuqi marrëdhëniet tona dypalëshe u ngritën në nivelin strategjik.

Zyrtarizmi i këtij partneriteti do të ngrejë në nivele më të larta bashkëpunimet në të gjitha fushat. Do të ndalem edhe tek organizata terroriste e FETO-s. Ashtu si në vende të ndryshmen të Ballkanit kjo organizatë terroriste është prezentë edhe në Shqipëri.

Kjo organizatë FETO është një organizatë shkoi deri aty sa të bombardojë parlamentin e Turqisë. Në Turqi kjo organizatë FETO është e dënuar në masë të madhe, por që nuk është vetëm Turqia objektivi i kësaj organizate terroriste të nivelit ndërkombëtar. Por, kjo organizatë, ky grup për të realizuar qëllimet e veta i maskon aktivitete me arsimin, spitalet dhe strukturat e ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo është aktive përben një rrezik për ato.

Por ne nuk do të lejojmë kurrën e kurrës që kjo organizatë terroriste të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Momentalisht shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona janë mbi gjysmë miliardë dollarësh. Siç e tha kryetari më parë investimet turke kapin vlerës 3.5 miliardë dollarësh. Jemi të vendosur që ta rrisim këtë.

Do të zgjerojmë investimet tona në Shqipëri edhe në sektorin e turizmit”,- tha Sentop.

Më shumë

spot_img
spot_img