Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes: Do të kultivohen marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lajme të ngjashëm

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, shprehet se Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë luksin që të kenë konflikte institucionale, ndaj sipas tij dy vendet do të krijojnë marrëdhënie të mira. 

I ftuar në emisionin Arena, Zaimi ka komentuar dhe “Shengenin Ballkanik”, për të cilin ka thënë se iniciativa të tilla nuk mund të shqyrtohen vetëm në tematika tregtare, por gjithmonë mbartin edhe ngarkesa edhe impakte gjeopolitike. Ai ka theksuar se në Kosovë mbajnë një qëndrim të caktuar, të bërë publik, për këto ngarkesa dhe impakte gjeopolitike.

“Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë luksin që të kenë konflikte institucionale , apo ftohje midis vartësve të institucioneve. Unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë, do të kultivohen marrëdhënie të mira, dhe mendoj se sa i përket Vetëvendosjes, ne do të përpiqemi që për çështje që kanë të bëjnë me tema kombëtare dhe interesin kombëtar, të kultivojmë marrëdhënie te mira me të gjithë, dhe ne do të luajmë rolin konstruktiv dhe të katalizatorit aty ku mundemi dhe sa mundemi.

Sa i përket projekt marrëveshjes për Shengenin, ose Zonës Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, unë ndaj shqetësime me ambasadorët, sa i përket faktit se asnjëherë iniciativa të tilla nuk mund të shqyrtohen vetëm në tematika tregtare, por gjithmonë mbartin edhe ngarkesa edhe impakte gjeopolitike, dhe këto i kemi analizuar dhe mbajmë një qëndrim për to”, ka thënë Zrbër Zaimi, zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Më shumë