Hapësire reklamuese

Rajoni

Zyrtari i lartë i DASH në Kosovë, pritet nga Osmani, shmang takimin me Albin Kurtin

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtari i lartë i DASH në Kosovë, pritet nga Osmani, shmang

Pas vizitës dy ditore në Shqipëri ndihmës Sekretari i Shtetit, Todd Robinson, ndodhet në Kosovë. Sipas axhendës mësohet se këtë të enjte, Robinson, rreth orës 10:00 do të pritet në zyrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Robinson do të takohet edhe me drejtues të institucioneve të drejtësisë. Ndërkohë, vlen për tu theksuar që zyrtari amerikan nuk do të takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Robinson do të qëndrojë në Kosovë deri ditën e nesërme, 22 mars.  Zyrtari i DASH mbërriti dje në Kosovë, ku u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar lidhur me rolin e bashkëpunimit kufitar në luftën kundër krimit dhe trafikut të organizuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese