Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Zyrtari i Kremlinit flet një ditë para takimit Putin-Biden: S'jam i sigurt nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje...

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtari i Kremlinit flet një ditë para takimit Putin-Biden: S'jam

Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Joe Biden më 16 qershor në Gjenevë nuk ka gjasa të japë marrëveshje konkrete, por bisedimet do të jenë akoma të dobishme, tha një ndihmës i Kremlinit.

Të dy liderët do të takohen për herë të parë që kur Biden u bë president i SHBA-ve, ndërsa marrëdhënia dypalëshe qëndron në pikën më të ulët ndër vite.

Këshilltari i politikës së jashtme të Putinit, Yuri Ushakov, u tha gazetarëve më 15 qershor se axhenda është konfirmuar përmes një bisede telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Stabiliteti bërthamor, ndryshimet klimatike, siguria kibernetike dhe burgosja e shtetasve amerikanë dhe rusë në këto dy shtete, do të jenë tema kyçe të takimit, ka thënë Ushakov.

“Nuk jam i sigurt se do të arrihet ndonjë marrëveshje. E shoh këtë takim me optimizëm praktik”, u ka thënë Ushakov gazetarëve.

Sondazh

Poll