Richard Grenell ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden për qëndrimin e tij të mbajtur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në një shkrim të publikuar Grenell e ka mbajtur me titullin “Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë”. Shkrim i cili i referohej takimit të zhvilluar ditën e djeshme mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kjo pasi Biden aktualisht gjendet në një turne vizitash në kontinentin e vjetër dhe koha që ai po realizonte këtë vizitë, rastisi të jetë në të njëjtën periudhë që po mbahej takimi mes Kurtit e Vuçiçit.