Këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Mariupolit, Petr Andriuschenko, përmes një postimi në Telegram ka ngritur alarmin për një shpërthim të sëmundjeve epidemiologjike në vend.
Sipas tij sistemi i kanalizimit nuk funksionon edhe të gjitha ujërat e zeza do të përfundojnë në lumenj dhe det.
“Në Mariupol ekziston rreziku i një katastrofe epidemiologjike. Sistemi i kanalizimit nuk funksionon dhe të gjitha ujërat e zeza do të përfundojnë direkt në lumenj dhe det. Përveç katastrofës humanitare të krijuar nga pushtuesit, qyteti është në prag të shpërthimi i sëmundjeve infektive”, tha ai.