Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Zyrtarët e lartë, në pension 60 vjeç

Lajme të ngjashëm

Qeveria ka propozuar një rritje të moshës së daljes në pension për zyrtarët e lartë, deputetët dhe ministrat. Sipas këtij propozimi, presidenti, kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, deputetët dhe krerët e institucioneve kushtetuese do t’u rritet me 5 vjet mosha e përfitimit të pensionit suplementar. Nga 55 vjeç, ata do të dalin në pension në moshën 60 vjeç.

Gjithashtu në projektligj parashikohet edhe rritja me 1% të kontributeve për skemën e pensionit suplementar. Projektligji propozon një pension jo më shumë se 75% të pagës mujore të marrë në referencë për grupin e dytë të përfituesve të pensionit suplementar, ku përfshihet administrata e lartë e institucioneve kushtetuese.

Në propozimin e qeverisë kërkohet edhe rishikimi i pensionit suplementar që do të përfitojnë deputetët e parë në Parlamentin 1991-1992, pas rënies së komunizmit, ku kërkohet që të merret si referencë vetëm paga e deputetit.Propozimi parashikon që për këta deputetë pagë referuese të jetë paga e momentin të daljes së tyre në pension.


Më shumë