Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zyrtarët e Kosovës falenderojnë Eliot Engel, Haradinaj: Mik i shqiptarëve dhe avokat i palodhur i kauzës sonë kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtarët e Kosovës falenderojnë Eliot Engel, Haradinaj: Mik i
Elion Engel dhe Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falënderuar Kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.

Në një status në rrjetin social "Facebook", Haradinaj shkruan se shqiptarët janë përgjithmonë falënderues ndaj Eliot Engel.

“Një mik i shqiptarëve dhe avokat i palodhur i kauzës sonë kombëtare, përfundoi sot shërbimin në Kongresin Amerikan. Eliot Engel, shqiptarët të janë përgjithmonë falënderues”, shkruan Haradinaj.

Mesazh falenderimi për Engel ka mbërritur edhe nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla. Ajo shprehet mirënjohëse ndaj Kongresmenit amerikan për angazhimin e pashoq për Kosovën.

“Ju na ndihmuat në momentet tona më të errëta, ishit dhe vazhdoni të jeni zëri ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kampion për të drejtat tona dhe vendin tonë në botë, një përpjekje që vetëm miqtë e vërtetë mund ta bëjnë. Ju ishit një fener drite që na përfaqësonit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vërteta jonë ishte e sigurt me ju, dhe për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, ka thënë me këtë rast Ministrja Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla tha Engel ka një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës.

“Ju jeni një hero i vërtetë për ne. Republika e Kosovës do t’ju kujtojë gjithmonë si një mik që u ngrit për ne në kohë nevoje dhe në kohë paqeje, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë punën tonë së bashku, drejt horizonteve të reja”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll