Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Zyrtarët amerikanë përfundojnë takimin në Ukrainë, çfarë i premtoi Antony Blinken Zelenskyt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev dhe se u takuan me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky ditën e djeshme.

Një zyrtar ukrainas tha më herët se Blinken ishte në Ukrainë, por SHBA refuzoi të komentonte, ndërsa së fundmi kanë pranuar vetë informacion duke thënë se se dyshja tani ishin jashtë territorit ukrainas.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Joe Biden e kanë njoftuar presidentit ukrainas se Uashingtoni do të rifillojë misionin e tij diplomatik, në nivel ambasadori që nga viti 2019 dhe misioni diplomatik amerikan.

Blinken dhe Austin kanë informuar qeverinë ukrainase se Shtetet e Bashkuara do të rrisin ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën duke lëshuar 700 milionë dollarë.

Ndër të tjera mësohet se Blinken i ka premtuar Zelenskyt se zyrtarët amerikanë do të kthehen sërish në Ukrainë

“Diplomatët do të fillojnë me udhëtime ditore në Lviv dhe në pjesë të tjera potenciale të vendit dhe në fund do të rifillojnë praninë e tyre në Kiev”, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Kujtojmë që dy zyrtarët amerikanë udhëtuan për në Poloni të shtunën dhe shkuan me makinë në Ukrainë të dielën, ku u takuan me Presidentin Volodymyr Zelensky, Sekretarin e Shtetit Dmitry Kulemba dhe Sekretarin e Mbrojtjes Alexei Reznikov.

Më shumë




spot_img








spot_img