Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
4.1kmh
0 %
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

ZYRTARE/ Sulmuesi i TIRANËS transferohet te klubi i madh EUROPIAN

spot_img

Lajme të ngjashëm

478663317a9225f6cc68b979bceadf8b

Tirana ka gjetur akordin me Legian e Varshavës për të transferuar sulmuesin Ernest Muçi drejt Polonisë.

Tirana bën me dije se gjithçka është arritur që kalimi të bëhet këto ditë, me merkaton në Poloni që mbyllet në datën 24 shkurt, pra pas pak ditësh.

19-vjeçari Muçi tanimë do duhet të tregojë veten e tij në një kampionat më të fortë dhe në një skuadër që merr pjesë rregullisht në ligat europiane. Ende nuk ka më shumë informacion për shumën e transferimit (afro 500 mijë euro), ndërsa fakt është se bardheblutë do mbajnë një pjesë të kartonit të lojtarit. Muçi ka dalë nga Akademia e bardhebluve.

Njoftimi i klubit:

“Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Ëarsaë! Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Ëarsaë për lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëhere zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve. @ernest_muci histori suksesi bardh’e blu!”, shkruan klubi kampion.

dfgdsgre4g4gfgh.jpg

Më shumë

spot_img