Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

ZYRTARE/ PDK zgjedh kandidatin për Kryeministër, AAK ‘përjashton’ Ramush Haradinaj (ARSYEJA)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

349593a3df4582462db615c110adbb0a

Enver Hoxhaj do të jetë kandidati për kryeministër në Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për Partinë Demokratike të Kosovës.  

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, i cili pranoi se lideri i kësaj partie ka marrë pëlqimin e mbështetësve të PDK-së.

Para mediave, Ismaili kritikoi dy qeveritë e kaluara nga Kurti dhe Hoti, duke thënë se kanë sjellë shumë dështime.

“Nga qeveria Hoti-Kurti kemi pasur dështime të njëpasnjëshme. Viti 2020 ishte I rëndë për ekonominë, pasi mijëra punëtorë mbeten pa punë. Jam I lumtur të shpalosi vendimin tonë se kandidati për kryeministër I PDK-së është Enver Hoxhaj,” deklaroi Ismaili për mediat kosovare.

Ndërkohë, jashtë kësaj gare do të qëndrojë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim
Selmanaj tha se lideri i partisë Ramush Haradinaj do të jetë bartës i listës në zgjedhje por jo edhe kandidat për kryeministër.

Selmanaj tha se fokusi i AAK-së është që pas procesit elektoral Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img