Bekim Balaj është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi shkodran është rikthyer kështu në Shkodër në qytetin e tij të lindjes për të qenësërish protagonist në kampionatin shqiptar.
Sulmuesi i kombëtares shqiptarë ka firmosur me 3 vite kontratën me kuqeblutë dhe dëshira e madhe e tifozëve të Vllaznisë është bërë realitet. Ky është afrimi mëi bujshmë në këtë merkato, ku 31-vjeçari lë me “gisht në gojë” Tiranën apo Partizanin.
“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!”, shkruan kllubi kuqeblu.