Hapësire reklamuese

Bota

ZYRTARE/ Ndryshon emri i FACEBOOK, Mark Zuckenberg zbulon si do të quhet

Shkruar nga Newsbomb
ZYRTARE/ Ndryshon emri i FACEBOOK, Mark Zuckenberg zbulon si do të quhet

CEO i Facebook Mark Zuckenberg, njoftoi mbrëmjen e sotme se emri i ri i rrjetit social më të përdorur do të jetë META. Ky ndryshim vjen si një përpjekje për të përmirësuar imazhin e kompanisë, pas akuzave që u ngritën nga një ish-punonjës.

“Është koha që ne të adoptojmë një markë të re kompanie që të përfshijë gjithçka që bëjmë. Që tani e tutje ne do të jemi së pari metaverse, jo Facebook”, tha Zuckenberg.

Ai tha se metaverse është platforma tjetër e madhe kompjuterike tek e cila vëmendja e njerëzve dhe paratë e tyre do të zhvendosen në vitet e ardhshme. Zuckenberg u shpreh se dëshiron që “Meta” të luajë një rol kryesor dhe të kthehet në një biznes të madh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu