Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Zyrtare/ Monika Kryemadhi, gruaja e hekurt e LSI zgjedh zonën, do sfidojë Ballën dhe PDIU

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partitë kanë ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit 2017, dhe më në fund, është vendosur se ku do të kandidojë deputetja e LSI, Monika Kryemadhi. 

Burime të newsbomb.al, bëjnë me dije se strukturat e LSI në Elbasan që prej kohësh janë njohur me vendimin ende të pashpallur për të vendosur si drejtuese të qarkut, por edhe të parën në listën e deputetëve të LSI për qarkun e Elbasanit.

Qarku i Elbasanit është një zonë politike jo shumë e thjeshtë, kur dihet ndikimi që ka PS sidomos pas zgjedhjeve lokale ku fitorja e Qazim Sejdinit u konkludua me 16 mijë vota më shumë për llogari të socialistëve. Taulant Ballës që do të kryesojë listën e deputetëve socialistë, do t’i duhet të ruajë këtë trend votash, që në fakt nuk është aspak e thjeshtë.

Në këtë zonë, është edhe PDIU që kërkon të fitojë më shumë terren. Në zgjedhet e kaluara, ndikimi i deputetit Rakipi të PDIU, sidomos në zonën e Peqinit, i dha shumë vota kësaj partie.

Kur është vendosur tashmë dhe flitet në të gjitha ambientet se Ilir Meta do të jetë i pari në listën e Durrësit për deputet, një tjetër emër i Lëvizjes Socialiste për Integrim është vendosur, dhe ajo është bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img