Shefja e politikës në BE, Federika Mogherini në një konferencë të mbajtur së bashku me komisionerin Hanh, ka dhënë lajmin e mirë për Shqipërinë.
Gjatë fjalës së saj italiania Mogherini ka njoftuar se KE i ka rekomanduar BE hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Sakaq shefja e BE ka njoftuar se po diskutohet edhe me Bosnjen në bazë të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
"Ende nuk ka zgjerim në Ballkanin Perëndimor, por angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë, sot KE vendos që të hapen negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën nëpërmjet marrëveshjes së asosacionit”- tha Federica Mogherini.