Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zyrtare/ Meta ftesë Bashës dhe të gjithë krerëve të opozitës, ja çfarë kërkon presidenti

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ftuar kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtë parlamentare, në një takim.

Këtu përfshihet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kryetari  i PAA-së, Agron Duka, kryetarit i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit i PDK-së, Nard Ndoka, kreut i LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit i PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit.

Mësohet se ky takim ka lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendia aktualisht.

Sakaq Meta ka deklaruar se ky takim brenda mundësive duhet të realizohet përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, Meta u takua kokë më kokë me deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, të cilët diskutuan për daljen e vendit nga ngërçi politik.

lertra.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll