Hapësire reklamuese

Politikë

Zyrtare, mbyllet votimi në zgjedhjet e PD, ky është qarku ku demokratët votuan masivisht

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme 104 mijë anëtarë të PD-së u thirrën të marrin pjesë në votim për të shprehur verdiktin e tyre për atë që duan në drejtim të Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim, midis dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Komisioni i operacioneve elektorale bën publike të dhënat përfundimtare të pjesmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit:

Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 4470 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 5948 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 5545 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2363 votues, nga 3587 anëtarë

Në total, në të 12 qarqet e vendit, votuan  59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5% e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Në bazë të të  dhëna që bën të ditur PD, qarku me pjesëmarrjen më të lartë në votime rezulton të jetë ai i Lezhës dhe më pas ai i Gjirokastrës. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu