Hapësire reklamuese

Bota

ZYRTARE/ Kongresi certifikon fitoren, Joe Biden është presidenti i ri i Amerikës

Shkruar nga Newsbomb

Kongresi Amerikan certifikon Joe Biden si presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas rinumërimit të votave, Kongresi ka konfirmuar fitoren e demokratit Joe Biden. Zv.presidente do të jetë Kamala Harris.

Numërimi i tre votave elektorale të Vermont vendosi Biden dhe zv.presidenten Kamala Harris mbi pragun 270 votave të nevojshme për të fituar presidencën. Me duartrokitje dhe shtrëngim duarsh, anëtarët e Kongresit kanë lajmëruar fitoren e Biden dhe Harris.

Dje, Kongresi ndërpreu punimet për disa orë pasi protestues të shumtë dhe mbështetës të Donald Trump sulmuan godinën. 4 qytetarë amerikanë humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Mbi 50 persona u arrestuan nga policia për aktet e dhunës.

Nga numërimi i votave në Kolegjin Zgjedhor, Joe Biden ka marrë 306 vota nga 270 të nevojshme dhe Donald Trump 232.

Sondazh

Poll