iPhone 7 do të jetë pa dyshim një prej telefonave më të avancuar të gjeneratës së tij, kjo falë një sërë përmirësimesh por edhe dy ndryshime rrënjësore, që pas shumë zërave duket se tashmë janë zyrtare.
Smartfoni i ri i Apple do të jetë i karikueshëm pa nevojën e kabllit, dhe kjo falë teknologjisë “wireless charging”, që Samsung e ka inkorporuar tashmë. Por ajo që do ta bëjë këtë telefon të ndryshëm nga çdo smartfon tjetër është heqja e portës së kufjevve. Përdoruesit e tij do kenë mundësi të dëgjojnë muzikë dhe të realizojnë telefonata nëpërmjet kufjeve “wireless”.
Ky ndryshim drastik bëhet kryesisht për të sjellë një telefon sa më të hollë. Modeli i ri pritet të prezantohet në muajin shtator të këtij viti.