Teksa kanë mbetur edhe 9 ditë nga mbyllja e merkatos, skuadrat europiane po nxitojnë të mbyllin tratativat e fundit në blerjen apo shitjen e futbollistëve.
Një nga skuadrat më aktive në këtë sezon merkato ka qenë Interi, i cili pas zyrtarizmit të Dalbret në krahun e majtë të mbrojtjes, ditën e sotme ka konfirmuar në mënyrë zyrtare edhe afrimin e mbrojtësit të djathtë portugez, Kanselo, i marrë në huazim me të drejtë blerje nga Valencia.
Mbrojtësi ditën e djeshme ka kaluar testet mjeksore ndërsa ditën e sotme në prani dhe të drejtorit sportive zikaltër ka hedhur firmën mbi kontratë.
Mbrojtësi portugez që u shpall kampion Europe në 2016-tën, ishte kërkuar më ngulm nga trajneri Luçiano Spaleti dhe shikohet si një nga afrimet më cilësore në këtë merkato verore.