Teksa na ndajnë edhe pak javë nga nisja e Festivalit të 61 të Radio Televizionit Shqiptar janë zbuluar zyrtarisht edhe konkurentët e këtij edicioni.
Ka qenë vetë RTSH që ka bërë publike listën me këngëtarët që do të konkurojnë për triumfin në Festival dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion, teksa bien në sy emra si të Fifit, Evi Recit apo Albina Kelmendit, Manjola Nallbanit, Rovena Dilo dhe shumë emra të tjerë.
Mirëpo, të gjithë vëmendjen ka arritur ta vjedhë Elsa Lila, këngëtarja pas shumë vitesh do të rikthehet në këtë festival për të “ngritur peshë” skenën ashtu si vetëm ajo di.
Kujtojmë se këtë vit rregullat e Festivalit janë ndryshuar, të paktën për mënyrën e votimit, teksa për herë të parë do të votojë edhe publiku përveç jurisë profesioniste.