Eleni Foureira është një emër i njohur i skenës, pasi në shumicën e rasteve këngët e saj janë kthyer të gjitha në hite.
Kënga e saj ‘Fuego’ me të cilën prezantoi Qipron në Eurovizionin e vitit të kaluar vazhdon të mbetet një ndër më të dëgjuarat.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka treguar se këtë vit do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’.
Eleni ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shkruhet: Është zyrtare. Eleni Foureira do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’ të këtij viti.
Mezi po pres të përjetojë sërish kujtimet e vitit të kaluar”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së saj.