Hapësire reklamuese

Bota

ZYRTARE: BE hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
ZYRTARE: BE hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën
Bashkimi Evropian ka hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, pavarësisht luftës që nuk ka të ndalur. 27 liderët e Bashkimit Evropiane morën vendimin këtë të enjte në mënyrë unanime. Edhe Gjeorgjisë iu dha statusi i vendit kandidat, pavaresisht se më herët i ishte mohuar kjo kërkesë. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në platformën X nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai shkuan se BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihen kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. “Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Bashkimi Evropian i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë.,” tha Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese