Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Zyrtare/ 5 policë të vdekur dhe 30 të plagosur si pasojë e luftimeve në Kumanovë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.  Sipas BDI-së këto veprime janë në kundërshtim të plotë me pikat strategjike të kombit shqiptar në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe Luginën e Preshevës.

“Jemi të sigurt se vetëm një Maqedonia stabël dhe e sigurtë e ndihmon rajonin dhe asnjë destabilizim i vendit tonë nuk është në interes të kombit shqiptar në rajon. Shqiptarët në Maqedoni kanë agjendë të paracaktuar dhe në bashkëveprim me SHBA-në, BE-në, Naton-n duan ta shohin këtë vend me barazi të plotë, me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, në paqe e stabilitet dhe të anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike dhe të integruar në Bashkimin Evropian. Ftojmë edhe mediat dhe opinionbërësit që të dëshmojnë përgjegjësi të lartë në këtë kohë shumë delikate si dhe të përmbahen nga nxitja e mëtejshme e situatës së rëndë. Njëkohësisht, edhe Ministria e Brendshme duhet që të veprojë me përgjegjësi ndaj ndjeshmërisë së situatës së sigurisë dhe asaj politike”, bëri thirrje BDI.

Të shtëna me armë në Kumanovë të Maqedonisë kanë nisur  në Lagjen e Trimave duke filluar që në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që mësohet se këto të shtëna nuk po dëgjohen më. Në këtë lagje të Kumanovës ka ndërhyrë edhe policia.

Policët janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkupit. Siç raportojnë mediet maqedonase mësohet se ata që po qëllojnë në ajër janë janë disa prej banorëve. Pas kësaj policia ka ndërhyrë me blinda e helikopterë. Ende nuk ka të dhëna se cilët mund të jenë personat e armatosur.

“Vendi ku është gjuajtur, është bërë shkrumb e hi. Nga ora 5 e mëngjesit filluan të shtënat, nuk e di ndërmjet kujt, por e di se tanimë dy ditë policia ka qenë e përqëndruar në këtë vend”, thotë një banor për gazetën ‘’Lajm”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img