Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
21 °
Mar
19 °
Mër
21 °
E shtunë, 23 Tetor, 2021
spot_img

Zvarritja e gjyqeve për mungesën e avokatit, Gjykata e Apelit i cakton mbrojtës kryesisht Adriatik Llallës (Seanca e radhës)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme e Apelit i ka caktuar avokat kryesisht ish-kryeprokurorit shqiptar Adriatik Llalla, për përballjen e këtij të fundit me drejtësinë. Shkak është bërë mungesa e disatë e avokatit të Adriatik Llallës në seancat gjyqësore.

Duke qenë se avokati nuk ka marrë pjesë në gjyq, seanca është shtyrë për të tretën herë.

Avokati u kishte dërguar togave të zeza një raport mjekësor për të justifikuar mospraninë e tij. Por, duke qenë se përballja e Llallës me Apelin e Posaçëm zvarritej disa herë, Gjykata ka caktuar vetë një avokat kryesisht për ish-kryeprokurorin. Ai do të mbrohet nga Gentiana Qendro.

Kujtojmë se, më 20 maj GJKKO e dënoi me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, për “mosdeklarim të pasurisë”, si dhe e përjashtoi për 5 vite nga funksionet publike. Gjykata Speciale vendosi që Llallës ti konfiskohen pasuritë. Ish-kryeprokurori ankimoi vendimin duke kërkuar mos-dënim dhe heqje të sekuestros.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img