Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zv.Prokurori i Drejtësisë Amerikane pret Etilda Gjonajn, diskutojnë për hapat e ardhshëm të Reformës në Shqipëri (Takimi në selinë në Uashington)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Bruce Swartz ka pritur në zyrë ministren shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj, shkruan newsbomb.al. Takimi është zhvilluar në zyrat e Departamentit në Uashington.

“Sot, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Asociuar, Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Bruce Swartz mirëpriti Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Uashington DC, për të diskutuar për përparimin dhe hapat e ardhshëm në Reformën e Drejtësisë të mbështetur nga SHBA në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga vetë faqa zyrtare e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Ky takim i Gjonajt me zv.Prokuroroin e Përgjithshëm të Deppartamentit të Drejtësisë së SHBA, vjen në një moment kur në Shqipëri diskutohet ende vendimi i DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Departamenti i Drejtësisë drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, i cili emërohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe duhet të konfirmohet me shumicë votash të Senatit të ShBA, shkruan newsbomb.al. Prokurori i Përgjithshëm është anëtar i Kabinetit të Presidentit.


Nga DASH, ministrja zhvilloi takime me David Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në  Departamentin e Shtetit dhe Jorgan K. Andrews, Zv. Asistent i Sekretarit të Shtetit në Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit.

Në këto takime me përfaqësuesit e intitucioneve më të larta të Shteteve të Bashkuara u diskutua gjerësisht mbi reformën në Drejtësi, sfidat dhe rritjen e mbështetjes të asistencës teknike të SHBA-së për konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe hapat që duhen ndjekur për suksesin e kësaj reforme. 

Ministrja shqiptare garantoi vullnetin e plotë dhe të patundur të qeverisë shqiptare për zbatimin e saj, jo vetëm si prioriteti i agjendes së vendit në kuadër të integrimit në BE, por edhe si prioritet i qëndrueshëm i qeverisë.

Gjonaj u kërkoi partnerëve amerikanë vijimësinë dhe rritjen e asistencës teknike për të forcuar kapacitetet dhe rezultatet e kësaj reforme.

Nga ana e tij zv.Prokurori Bruce C. Swartz i garantoi Ministres Gjonaj se Departamenti i Drejtësisë ka qenë dhe do të vijojë të jetë mbështetës i Reformës në Drejtësi dhe u shpreh i gatshëm për rritjen e asistencës teknike për suksesin e plotë të kësaj reforme.  Ai u shpreh besimplotë për vijueshmërinë e partneritetit dhe bashkëpunimit shumë të mirë me qeverinë shqiptare për ecurinë e reformës në Drejtësi.

Gjithashtu në takimet e zhvilluara me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, David Kostelancik dhe Jorgan K. Andrews, Ministres Gjonaj iu garantua vijueshmëria e mbështetjes për reformën në Drejtësi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img