Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zv.ministrja tregon përse po i marrim tani vaksinat ruse dhe kineze, zbulon pse po mbahet e fshehtë kontrata dhe sasia e dozave

Shkruar nga Newsbomb
Zv.ministrja tregon përse po i marrim tani vaksinat ruse dhe kineze, zbulon

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur lidhur me lëvizjet e fundit që po bën vendi ynë për të marrë vaksina anti-covid, ruse dhe kineze.

Ajo tha se më herët i kishim sytë nga vendet e perëndimit dhe se Pfizer na siguroi 500 mijë doza, ndërsa tani nevoja për vaksinim masiv na detyron që të kontraktojmë edhe nga vendet e lindjes.

Tomini nuk tregoi sasinë dhe detajet e kontratës pasi ende nuk është finalizuar.

Vasili: Pse e humbëm këtë kohë kur ishte vala e dytë, se tani jemi në valën e tretë?

Tomini: Jo më larg se 27 dhjetori filloi në BE vaksinimi. Ne ishim në tratativa me Pfizer.

Vasili: Po pse nuk kishim sy të shihnim nga Rusët dhe Kina?

Tomini: Po sepse na siguruan 500 mijë doza nga Pfizer. Asnjëherë nuk u mohua mundësia për kanale të tjera komunikimi.

Vasili: U mohua nga Rama që nuk do marrim nga Rusia, Sputnik V.

Tomini: Koha ndryshon, vaksinimi masiv të orienton nevoja, të orienton drejt kanaleve të tjera të komunikimit. Ne duam që të arrijmë vaksinimin e popullsisë në 14 muaj. Tani jemi duke negociuar për vaksinën kineze, por akoma me një kontratë të plotë.

Vasili: Ka marrëveshje, por përse pombahet sekrete sasia?

Tomini: Kur të mbarojë kontrata do jeni në dijeni të shifrës ekzakte, ndoshta në 72 orët në vijim. Janë disa kushte kontraktimi që nuk dua t’i bëj publike para finalizmit të kontratës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu