Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Zv.ministrja e Shëndetësisë tregon se cila moshë mund të lëvizë pa maskë duke filluar nga dita e enjte

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

43cda5d89c9ee27ddf799637e8d3111a

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, duke folur për situatën e koronavirusit në vend, tha se protokolli i maskave është konsultuara më herët me OBSH dhe UNICEF, në lidhje me fëmijët dhe prekjen e tyre nga virusi.

Në një intervistë për Oranews, Rakacolli tha se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi, ndaj nën 12 vjeç nuk e kanë me detyrim mbajtjen e maskës.

Mira Rakacolli: Kur kemi bërë protokollin e maskave kemi konsultuar materialet e fundit të OBSH dhe UNICEF në lidhje me prekjen e fëmijëve nga Koronavirusi. Fëmijët nuk preken nga Koronavirusi aq sa të rriturit. Dhe nuk është ajo që mendohej në fillim se këta nuk preken shumë por e shpërndajnë më shumë se të tjerët, kjo nuk qëndron në studimet e fundit. Pra, nuk janë spredera (shpërndarës) më të mëdhenj se pjesa tjetër e popullatës. Për këtë arsye, ka patur edhe qëndrime kontradiktore se në çfarë moshe duhet ta mbajnë fëmijët maskën dhe disa vende kanë vendosur moshën 6-vjeç. Rekomandimet e fundit janë se, deri në moshën 12 vjeç mund ta mbajë maskën sipas dëshirës”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img