Hapësire reklamuese

Politikë

Zv.ministri Kadia ‘sherr’ në studio me Babaramon: Ja përgjysmove ti gazetarëve rrogën në kohë pandemie? Çfarë kërkon tani?

Shkruar nga Newsbomb
Zv.ministri Kadia ‘sherr’ në studio me Babaramon: Ja

Zëvendës ministri i Financave Besart Kadia është përplasur sot në studion e “Open” me gazetarin Ilir Babaramo, lidhur me protestën që kanë ndërmarrë përsipër kontrollorët e AlbControll, duke pezulluar punën në aeroportin e Rinasit.

Babaramo tha se këta punonjës nuk mund të trajtohen si kulakë dhe nuk mund të dërgojë shteti ushtrinë atje, pasi nuk jemi në gjendje lufte. Ai e pyeti Kadian se çfarë po pastrohet me më shumë se 1 miliard lekë tek aroporti.

Zëvendës ministri tha se nuk dinte gjë dhe se nuk ishte kjo tema e debatit, madje i tha se ekonomia e tillë është, nëse s’ke punë ose shkurton stafin ose përgjysmon pagat.

Babaramo: Më duket e frikshme që këta njerëz po i trajtojmë si kulakë. Ai po kërkon të drejtën e vetë atje, i është ulur paga. Del ministrja dhe thotë “marrin mbi dy milionë lekë këta dhe s’duhet të ankohen, çfarë duan më”. Ata s’po bëjnë një punë të rëndomtë. Ata kanë pritur shumë, paskan qenë shumë humbamenë që paskan pritur kaq shumë. Nuk është grusht shteti ky, nuk më duket fare si i tillë është shumë larg grushtit të shtetit.

Kadia: Pse ky është problemi juaj që quhet grusht shteti, çfarë po thua tani. Ja e hoqëm fjalën grusht shteti, çfarë shqetësimi keni ju tani, çfarë po kërkoni çfarë po mbroni këtu?

Gjikondi: Nuk u takon kjo gjë.

Babaramo: Zonjë do ta japësh ti përgjigjen time?

Kadia: Po ja prit po flasim, hajde t’i mbyllim thotë. Jua përgjysmove rrogat gazetarëve ti në pandemi? Jua përgjysmove? Kjo gjë pra ndodh, kur nuk ke para, bën marrëveshje, kur nuk ke punë ul rrogat, është shumë e thjeshtë.

Babaramo: Mirë më thuaj ti mua sa kushton ai pastrimi aty, 1 milionë euro?

Kadia: Po ku di unë, mua më pyet, di unë ç’pastrohet aty ore, nuk është kjo tema.

Babaramo: Po ti po më ul pagën dhe vazhdon vjedh.

Kadia: Nëse është vjedhje le ta zgjidhë gjykata. Ata duhet të prisnin, po bëheshin negociata, do u rritej paga me 20%, pastaj me 5% deri në shtatot, i kanë dërguar letër ambasadores së SHBA, Metës, kanë shkuar në gjykatë, prisni pra të zgjidhet me rrugë ligjore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll